Bislimi: Autoritetet serbe po heshtin për sulmin ndaj autobusit nga Kosova
Publikuar:
(10.10.2022 14:54:01)

Një autobus është sulmuar gjatë daljes nga autostradë në shtetin e Serbisë.
Lidhur më këtë sulm ka ardhur edhe reagimi nga ana e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se përkundër që autoritetet nga Serbia janë të informuar për rastin nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim.

“Dënojmë ashpër sulmin e planifikuar ndaj një autobusi kosovar gjatë daljes nga autostrada në Serbi. Autoritetet serbe janë informuar për sulmin, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim” ka shkruar Bislimi.
Ky mosveprim mund të interpretohet lehtësisht si ftesë e nënkuptuar për akte të tilla të tmerrshme ka shtuar më tutje Bislimi.
/Shqip.com