Dy raste të dhunimit në Gjakovë, viktimat u morën me forcë në makinat e të dyshuarve

Dje gjatë ditës së marte, janë raportuar dy raste të dhunimit në Policinë e Kosovës në Gjakovë.
Njërin nga rastet viktima ka raportuar se një burrë e ka futur në makinën e tij si dhe e ka dhunuar.
Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar si dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërsa, në rastin tjetër, viktima kishte raportuar se nga dy persona të maskuar ishte futur me dhunë në makinën e tyre dhe më pas e kanë dhunuar seksualisht.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”.
Lidhur me këtë rast, është arrestuar vetëm një person i cili edhe është arrestuar ndërsa, tjetri person ende nuk është identifikuar.
Një vajzë raportoi në Polici se u dhunua seksualisht nga ish i fejuari i saj në Ferizaj – SHQIP.com
Kujtojmë se dje ishte edhe një rast tjetër i dhunimit në të cilin po ashtu viktima ishte vajzë.
Vajza kishte raportuar në Policinë e Kosovës se ishte dhunuar seksualisht nga ish i fejuari i saj në Ferizaj./Shqip.com
/Shqip.com