Lajme

Një vajzë raportoi në Polici se u dhunua seksualisht nga ish i fejuari i saj në Ferizaj

Ilustrim
Ilustrim

Një vajzë ka njoftuar Policinë e Kosovës se është dhunuar seksualisht nga ish i fejuari i saj.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Ferizaj.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se ish i fejuari i saj, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas PK-së, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Shqip.com

/Shqip.com