MAPL-ja lanson platformën E-Komunat e cila është në fazën e zhvillimit

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka lansuar platformën elektronike E-Komunat.
Përmes një postimi në Facebook, ministri i këtij dikasteri, Elbert Krasniqi ka thënë se platforma E-Komunat është në fazën ë zhvillimit si dhe është krijuar me qëllim të reformave në nivel lokal.
“Si pjesë e grupit të veçantë për reformën në administratën publike, kam theksuar se MAPL, me qëllim të reformës në nivelin lokal, ka lansuar platformën elektronike E-Komunat, e cila është në fazë të zhvillimit dhe do të krijojë një etapë të re në ofrimin e shërbimeve komunale, duke eliminuar barrierat burokratike për qytetarët dhe bizneset, duke ofruar më shumë transparencë dhe llogaridhënie dhe duke krijuar qasje më të lehtë për qytetarët në shërbime komunale”, shkroi Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka thënë se reformat e nivelit qendror nuk janë të plota pa reformat e nivelit local./Shqip.com