Arta Nitaj: Mendoj që kam gabuar profesion
Publikuar:
(20.09.2022 13:55:03)
Modelja kosovare, Arta Nitaj ka filluar eksperiencën e re në spektaklin e vallëzimit “Dance with me”.
Në paraqitjen e parë në spektakël Nitaj tregoi se ajo mendon “se ka ngatërruar profesion”.
“Mirëmbrëma të gjithëve, faleminderit që më keni dhënë mundësinë të jem pjesë e këtij emisioni kaq të mrekullueshëm. Mendoj që kam gabuar profesion ose pasion ose hobi, çfarëdo që mund t’i them, se e dua aq shumë kërcimin saqë jam shumë e emocionuar”, tha ajo ndër tjerash.
Arta Nitaj u bë e njohur për publikun në serialin “O sa mirë”