Mbreti Charles do të bëjë vizitën e tij të parë si monark në Parlament
Publikuar:
(12.09.2022 10:15:50)

Mbreti Charles III do ta fillojë ditën me një vizitë në Westminster Hall – vizita e tij e parë në Parlament si monark.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Camilla, ai do të dëgjojë fjalimet nga Lordi McFall dhe Kryetari i Dhomës së Komunave, Sir Lindsay Hoyle, duke ofruar ngushëllime në emër të shtëpive të tyre përkatëse.
Salla është pjesa më e vjetër ekzistuese e Pallatit të Westminsterit, që daton që nga viti 1097, shkruan BBC.
Ajo është përdorur në raste të mëparshme për fjalime ceremoniale nga të dy Shtëpitë, si Jubiletë e Argjendtë, të Artë dhe Diamantit të Mbretëreshës Elizabeth.
Gjithashtu është vendi ku arkivoli i Mbretëreshës do të vendoset për homazhe./Shqip.com