Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Potteri i bashkohet Chelseat

Grahm Potter

Pas, shkarkimit të Thomas Tuchel, Chlesea e ka konfirmuar nënshkrimin me trajnerin e Brightonit, Graham Potter.

Potter ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën nga Londra, duke lënë Brightonin pas një fillimi fantastik të ndeshjes.

47-vjeçari ka thënë se është i nderuar që do të përfaqësojë Chelsean.

Ndeshja e parë e Potter në krye do të jetë një derbi në udhëtim me klubin tjetër londinez Fulham të shtunën.

Chelsea shpenzoi më shumë se çdo klub tjetër në afatin kalimtar të verës për të sjellë lojtarë si Raheem Sterling, Kalidou Koulibaly dhe Wesley Fofana, por Tuchel nuk ishte në gjendje të jepte rezultate të menjëhershme me një skuadër të re.

Brighton, ka pasur një fillim të mirë këtë stinor dhe pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara renditet në vendin e katërt në Premier League, me tri fitore një humbje e një barazim./Shqip.com