Lajme

Haradinaj për Qeverinë Kurti: Vërtetë janë një shtëpi budallë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar me kritika të ashpëra për Qeverinë e Kosovës, ku e ka quajtur  ‘shtëpi budallësh’.

Haradinaj tha se kjo Qeveri nuk e kupton as përgjegjësinë që kanë, dhe sipas tij kjo është shkelje ligjore.

“Qeverisja është në një trend të përkeqësimit të vazhdueshëm. Psh, me tregu se çka i ka ndodh ekonomisë tonë, duhet veç me u ndalë tek investimet kapitale.  Nga 704 milionë euro të destinuara për investime kapitale, janë realizu vetëm 79 milionë. Kjo tregon çka i ka ndodh Kosovës. Mbi 600 milionë pare nuk janë angazhu në ekonomikë. Parja e paangazhuar në ekonomi devalvohet për shkak të rritjes së çmimeve. Këto 600 milionë të devalvume zbresin në 400 milionë vlera e tyre, nëse s’kanë hy në punë me kohë, për shkak të rritjes së kostos.

Nëse i shohim të gjitha këto çështje, gabime vërtet të rrezikshme që i ka ndodh ekonomisë tonë, skemi se si me u habit, kam thënë dikur që vërtet kemi të bëjmë me një shtëpi budallë, pra në VV, në Qeveri të cilët nuk e kuptojnë as përgjegjësin e tyre, kjo është shkelje ligjore”, tha Haradinaj në T7.

Ai ka thënë se kjo Qeveri është duke u sjellë më buxhetin e Kosovës sikurse të ishin pronarë të saj./SHQIP.com