Lajme

Zonja e parë e Ukrainës: Ndërkohë që ata numërojnë çindarkat në llogari, ne numërojmë viktimat

Olena Selenska

Zonja e Parë e Ukrainës Olena Selenska ka thënë se ndërkohë që numërohen qindarkat në xhep dhe në llogari, ata janë duke numëruar viktimat e tyre.

Siç ka raportuar Blick, kjo është thënë nga gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në një intervistë për BBC-në.

“Ndërkohë që fillon të numërosh qindarkat në llogarinë tënde ose në xhep, ne bëjmë të njëjtën gjë dhe numërojmë viktimat tona”, ka thënë Selenska.

Selenska komenton rregullisht luftën, por rrallë me kritika ndaj Perëndimit.

Megjithatë, duke pasur parasysh debatin rreth rritjes së çmimeve të konsumit në Evropë, ajo dëshiron urgjentisht t’u kujtojë njerëzve koston njerëzore të luftës në Ukrainë.

Ajo flet për vuajtjet që kanë qenë pjesë e jetës së përditshme në vendin e saj që nga shkurti.

Sipas zonjës së parë të Ukrainës, historitë e njerëzve që ikin nga lufta ose humbasin jetën e tyre dhe fytyrat e tyre duhet të bëhen të njohura në të gjithë botën.

“Jo numrin e bombave të rrëzuara apo shumat e shpenzuara, por historitë njerëzore – dhe ka mijëra prej tyre”.

Ajo vetë po përpiqet të qëndrojë e fortë dhe t’u japë kurajë ukrainasve, duke thënë se mezi presin që të fitojnë dhe se është e bindur që kjo do të ndodhë./Shqip.com