Lajme Botë

Ndërhyrja e Trumpit në drejtësi për të ndaluar hetimet ndaj Rusisë: Departamenti i Drejtësisë publikon memorandumin sekret

Departamenti i Drejtësisë, ka publikuar të gjithë tekstin e një memorandumi sekret të vitit 2019, që përfshinë arsyetimin ligjor për të mos akuzuar ish- presidentin e SHBA-ve, Donald Trump për pengimin e drejtësisë në hetimin nëse Rusia ndërhyri në zgjedhjet e 2016.

Siç raporton The Washington Post, një grup mbikëqyrës qeveritar kishte paditur për publikimin e memorandumit, duke argumentuar se departamenti e kishte mbajtur të fshehët atë në mënyrë të pandershme. Pastaj një nga gjykatësit federal ra dakord dhe paneli i apelit javën e kaluar e mbështeti mendimin e gjyqtarit dhe urdhëroi që memorandumi të bëhej publik.

Në memorandumin prej nëntë faqesh, drejtuar Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Rod J. Rosenstein, thuhet se asnjë nga rastet e pengimit të drejtësisë nga Trump që u cituan nga këshilltari special Robert S. Mueller III, nuk do të mund të kërkohej ndjekje penale për pengim të drejtësisë, pavarësisht nëse personi që po hetohet ishte një president në detyrë.

Memorandumi u shkrua nga dy zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë për Prokurorin e Përgjithshëm William P. Barr, i cili më pas i tha Kongresit se nuk kishte prova të mjaftueshme për të akuzuar Trump për pengim të hetimit të Mueller.

Prokurori i Përgjithshëm William P. Barr

Memorandumi analizon disa raste të pengimit të mundshëm nga Trump e të cituar nga Mueller.

Në muajt e parë të presidencës së tij, Trump dyshohet se i bëri presion drejtorit të FBI-së, James B. Comey, për të hequr një hetim ndaj ish-ndihmësit të Trumpit, Michael Flynn.

Gjithashtu u shqyrtua nëse Trump pengoi drejtësinë duke kërkuar shkarkimin e Muellerit, pasi që u raportua në qershor 2017 se Mueller po hetonte Trumpin për pengim të drejtësisë.

Në të dyja rastet, shkresa arrin në përfundimin se provat ishin të pamjaftueshme për të mbështetur akuzat për pengim të drejtësisë.

Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë në Uashington si dhe organizatat jo fitimprurëse kanë reaguar duke thënë se qytetarët e meritojnë ta shohin arsyetimin ligjor që e hedh poshtë mundësinë e hetimit të Trump-it.

Pas publikimit të memorandumit OJQ-të kanë deklaruar se memorandumi shtrembëron në mënyrë të konsiderueshme faktet dhe ligjin për të përfituar Donald Trump. Po ashtu nuk përputhet me një lexim serioz të ligjit “të pengimit të drejtësisë” ose fakteve të gjetura nga Prokurori i Posaçëm Mueller.

Ndjekja e një rasti të tillë, argumentoi se memorandumi, mund të zgjerojë ligjet e pengimit për t’u zbatuar për një gamë të gjerë zyrtarësh që ndërmarrin veprime që mund të ndikojnë në një hetim dhe kjo do të ngrite pyetje serioze për politikën publike dhe kushtetutën./Shqip.com