Moti për ditën e nesërme

Nesër gjatë ditës së shtune parashihet të mbaj mot me reshje të dobëta dhe mesatare.
Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat mund të lëvizin në mes 12 dhe 37 gradë Celcius.
“Gjatë vikendit parashihen kushte tjera meteorologjike, kjo si pasojë e rënies së presionit atmosferik dhe vranësirave konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Në shumë pjesë të territoreve të izoluara parashihet të ketë zbrazje elektrike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu, në këtë njoftim tutje thuhet se reshjet mund të vijnë gjatë natës e së premtes për të vazhduar edhe fundjavës.
Ndërsa, thuhet se do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë./Shqip.com