Lajme Ballkan

Rama: Piramida në Tiranë do bëhet qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se piramida në Tiranë do të bëhet qendra më e madhe e teknologjisë në Ballkan.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Foto nga punimet

“MIRËMËNGJES, edhe nga Piramida e Tiranës, e cila po merr formë hap pas hapi, për t’u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan”, ka shkruar Rama në Facebook.

Foto nga punimet

Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit./Shqip.com