Veriu mbushet me posterë: “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”
Komunat në veri të Kosovës të banuara më shumicë serbe, janë zgjuar mëngjesin e 1 gushtit me mesazhin “Mirë se vini në Asociaciaonin e Komunave Serbe”.
Mesazhet janë shfaqur në shëtitoren kryesore në pjesën veriore të Mitrovicës si dhe në hyrjet e qyteteve të tjera.
Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë, dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.
Protesta e serbëve lokalë erdhi një ditë para se të hynte në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.
Sipas vendimit të Qeverisë, të gjithë qytetarët e Serbisë që do të hyjnë në territorin e Kosovës do të pajisen me një dokument të hyrje-daljes, që do të jetë i vlefshëm për 90 ditë.
Me një dokument të tillë, qytetarët e Kosovës pajisen qe 11 vjet, sa herë që hyjnë në territorin e Serbisë./Shqip.com