Qeveria shtyn vendimin e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti

Qveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyej për datën 1 shtator masat e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet.

Ky vendim, siç njofton Qeveria ka ardhur pas bisedimeve me faktorët ndërkombëtarë, amerikanë dhe evropianë.

‘Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Para pak minutash, Osmani dhe Kurti zhvilluan një takim në Presidencë me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Pas takimit, Hovenier ka thënë se kërkesa e SHBA-së është që të shtyhet për 30 ditë implementimi i reciprocitetit për dokumente me Serbinë./Shqip.com