Kulturë Kino

“The Grey Man” filmi i dytë më i shikuar i Netflix

Netflix ka zbuluar shifrat e shikueshmërisë të filmit “The Grey Man”.

Derisa projekti më i shtrenjtë deri tani nuk arriti t’i kryesojë listat e përgjithshme të shikueshmërisë, ai qëndron në top-pesëshen e filmave më të shikuar të Netflixit në javën e parë të shfaqjes.

“The Grey Man” u shikua me 88.55 milionë orë në tre ditët e para, të vetmit filma që e mposhtën janë “Red Notice”, “Don’t Look Up”, “The Adam Project” dhe “The Kissing Booth 3”.

Pavarësisht se nuk ka zënë vendin e parë, është e qartë se Netflix është i kënaqur me performancën e “The Grey Man” – duke u bërë filmi i dytë më i shikuar i Netflix.

Një vazhdim është porositur nga transmetuesi, ndërsa një spin-off i shkruar nga shkrimtarët e Deadpool , Rhett Reese dhe Paul Wernick është gjithashtu në rrugë e sipër.

Shikuesit e kanë quajtur “The Grey Man” si filmin më i mirë aksion këtë vit.