KB Vëllaznimi vazhdon me përforcime, transferon basketbollistin amerikan
Publikuar:
(27.07.2022 17:16:38)

Pas, Preston Knowles, skuadra e KB Vëllazinimit ka transferuar një tjetër basketbollist amerikan.
Bëhet fjala për Will Brown, cili luan si qendër.
Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra nga Gjakova përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Will Brown lojtari më i ri i ekipit në pozitën 4/5. Qendra amerikane i gjatë 213cm ka bllokadë të mirë, mirëpo ka cilësi edhe në gjuajtjet për 3 pikë dhe do të jetë lojtar kyç në trapez. Mirë se vjen Will”, thuhet në njoftim.
Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe në Rumani.
Gjatë këtij afati kalimtar Vëllaznimi ka qenë mjaft aktiv, duke transferuar lojtarë si Knowles, Burim Zekiqi dhe Arber Sinani./Shqip.com