Kulturë Kino

“Avatar 2”, mund të jetë i gjatë, regjisori: Nuk dua që të ankoheni për minutazhin

Kohëve të fundit, është folur rreth filmit “Avatar”, dhe shumë njerëz po mendojnë që ky film mund të jetë shumë i gjatë.

Por  regjisori i Avatar: The Way of Water , James Cameron tashmë ka një përgjigje për audiencën.

“Nuk dua askush të ankohet për minutazhin, kur ulen dhe shikojnë TV për tetë orë… gati mund ta shkruajë këtë pjesë të analizave që do vijnë. ‘Filmi agonizues tre orë i gjatë…’ mendoj, më lini të qetë. I kam parë fëmijët e mi të ulur duke shikuar pesë episode një orëshe rresht”, ka thënë ai.

Koha zyrtare e transmetimit për The Way of Water ende nuk është zbuluar.

Avatar: The Way of Water, është një vazhdim i Avatarit të vitit 2009, zhvillohet një dekadë pas ngjarjeve të filmit origjinal.

Anëtarë të tjerë të kastit që kthehen përfshijnë Stephen Lang si kolonel Quaritch dhe Sigourney Weaver. Ndërsa Weaver nuk do të përsërisë rolin e saj të vitit 2009 si Dr. Grace Augustine, ajo do të shfaqet si një femër e re Na’vi, Kiri .

Edhe pse filmi tjetër i tij shumë i gjatë, “Titanic”, nuk kishte një ndërprerje të integruar në shfaqjet e teatrove kur u luajt në vitet ’90 – versionet VHS e ndanë filmin në 2 pjesë.

‘Avatar: The Way of Water’ ende është në krijim dhe nuk është publikuar zyrtarisht minutazha e saktë, është e qartë se Cameron pret që ai të jetë rreth 3 orëve i gjatë.

Filmi i parë ‘Avatar’ zgjati 2 orë e 40 minuta, i cili, pavarësisht se mund të duket shumë i gjatë, është shndërruar në diçka normale për filmat e buxhetit të lartë të verës. Shembull, ‘Spider Man: No Way Home’ zgjati 2.5 orë, ‘The Batman’ ishte gati 3 orë.