Lajme

Haxhiu: Bordi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore është puro politik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Gjatë ditës së sotme, Qeveria e Kosovës ka emëruar përbërjen e re të Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Sipas Haxhiut Bordi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore është puro politik.

“Pas një viti e gjysmë më në fund Qeveria Kurti emëron Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Emërimi i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me njerëz puro politik është pjesë e partizimit dhe politizimit të institucioneve të pavarura të cilat duhet të jenë profesionale më shumë se politike:, ka shkruar Haxhiu.

Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi ka propozuar për kryesuese të këtij bordi, Dafina Gexha – Bunjaku zëvendësministre e MSH-së.

Anëtar i bordit, Ahmet Ismajli (përfaqësues i Ministrisë së Financave nga Thesari), anëtar Fahri Shabani (nga Asociacioni i Komunave) e Muhamedali Kodra (nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve), Agreta Gecaj-Gashi (anëtare e bordit të ShSKUK-së), Kastriot Meqa (përfaqësues nga Oda e Mjekëve të Kosovës) dhe Klit Shala (nga Ministria e Financave dhe Transfereve).

Fondi për Sigurime Shëndetësore kishte mbetur pa bord që nga koha kur nga pozita e kryesuesit të bordit pati dhënë dorëheqje ish ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ish ministrja e financave, Hykmete Bajrami dhe ish ministri i Punës dhe mirëqenies sociale, Skënder Reçica.

Ligji për Sigurimin Shëndetësor rregullon përbërjen e bordit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor./Shqip.com