Kulturë Kino

Nisin homazhet për regjisoren Vjosa Berisha

Homazhe në Teatrin Kombëtare

Në nderim të jetës dhe veprës së regjisores së njohur shqiptare, Vjosa Berisha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës kanë nisur të bëhen homazhe.

Miq, familjarë, e figura të shumta janë parë duke bërë homazhe brenda hollit të TKK-së, ku pjesëmarres janë edhe kryeminstri, Albin Kurti dhe së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Të tjerë figura publike ishin edhe: Agim Ademi, Melihate Temkolli, Eliza Hoxha, Abelard Tahiri e Mimoza Kusari – Lila, Ramush Haradinaj.

Vjosa Berisha ka vdekur javën e kaluar pasi u përball me kancer.

Berisha ishte e njohur për pothuajse 20 vjet në industrinë e filmit. Ajo ka qenë bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e Festivalit “PriFest”.

Mund të konsiderohet si një ndër gratë më të suksesshme në vend.

Vjosa kishte përfunduar studimet Master në Londër në Westminster University, në lëminë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publik, si dhe studimet postdiplomike për Diplomaci Bashkëkohore në Maltë./SHQIP.com