Klinaku: Kërkesa për dorëheqje të një ministri/e, është amnisti ndaj kryeministrit, qëndrimi jonë për Projektligjin për pagën minimale nuk lëkundet

Udhëheqësi i OVL-së, Faton Klinaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, është shprehur se kërkesa për dorëheqjen e një ministri/e është amnisti për kryeministrin.
“Po më detyroni që ta përsëris qëndrimin tim sikur herëve të tjera. Kërkesa për dorëheqje të një ministri/e, është amnisti ndaj kryeministrit”, ka shkruar Klinaku.
Po ashtu Klinaku ka thënë se qëndrimi i tyre për Projektligjin për pagën minimale nuk lëkundet.
“Po ashtu, sa i përket se a ka kthyer përgjigje qeveria rreth ligjit për veteranët që lidhet me pagën minimale, jemi deklaruar atë ditë për media pas takimit që kishim me ta e qëndrimi jonë nuk lëkundet”, ka shtuar më tutje Klinaku.
Kjo nuk është çështje ofertash por çështje ligjore. Ata thërrasin seancë, ne thërrasim protestë. E nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë, e jo vetëm e një ministri, ka thënë Klinaku./Shqip.com