Në Rahovec mbahet orë poetike me krijimtarinë letrare të poetit Xhevdet Bajraj
Publikuar:
(29.06.2022 08:48:01)
Komuna e Rahovecit ka njoftuar se varrimi i poetit Xhevdet Bajra, do të bëhet të enjten e 30 qershorit.
Poeti i njohur vdiq javën e kaluar.
Përpara ceremonisë së varrimit në ora 14:00, komuna ka organizuar homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zybera” në orën 14:00 dhe mbledhje komemorative në Shtëpinë e Kulturës në orën 15:00.
Ndërkaq ceremonia e varrimit do të jetë në orën 16:00.
Ndërsa, pas varrimit në kafenenë “Hardhia” do të mbahet një orë poetike me krijimtarinë letrarë të poetit Xhevdet Bajraj.
Xhevdet Bajraj ka qenë një poet dhe skenarist kosovar e që ka banuar në Meksisë.
Ai iku nga lufta në Kosovë ku ka banuar atje me gruan e tij dhe dy fëmijët.