Zelensky: Ne nuk ndalemi së punuari për fitore

Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka qenë duke vizituar qytetin port jugor të Mykolaiv në një udhëtim të rrallë jashtë kryeqytetit, Kiev.

Në një video të publikuar nga zyra e tij, ai mund të shihej duke parë një ndërtesë banimi të dëmtuar rëndë në qytet, duke mbajtur një takim me zyrtarë rajonalë, duke përfshirë kreun e administratës rajonale të Mykolaiv, Vitaliy Kim – dhe duke dhënë çmime shtetërore për disa prej tyre.

Zyra e tij tha se ata diskutuan gjendjen e ekonomisë, rivendosjen e furnizimit me ujë dhe situatën bujqësore.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua kërcënimeve nga toka dhe deti. Ne nuk ndalemi së punuari për fitore”, thuhet në deklaratë.

Vizita e tij vjen një ditë pasi një sulm rus që vrau dy persona dhe plagosi 20 të tjerë në qytet.

Qyteti është shënjestruar rregullisht nga sulmet e artilerisë dhe raketave ruse, thonë zyrtarët./Shqip.com