Rozë

‘Luftë klikimesh’, Tayna-Mozzik dhe Butrinti i reagojnë Noizy-t: Çfarë dreqin ke?

Tayna, Butrint, Mozzik dhe Loredana, Noizy

Të enjten pas mesnatë janë realizuar dy bashkëpunimet më të pritura.

Loredana, Noizy kanë lansuar projektin “Heart Atakt”, ndërsa Mozzik, Tayna dhe Butrint atë “Pare”.

Këngët janë pritur mjaftë mirë dhe për më pak se 24 orë kanë marrë mbi 1 milionë klikime.

Por Noizy ka hedhur dyshime se klikimet në këngën e Tayna-s, Mozzik dhe Butrintit janë të blera.

“Mos harroni diçka. Shohim se kush është trending vendin e parë. Trending nuk blihet”, shkruan Noizy krahas një postimi. Më pas, reperi ka publikuar edhe profilin e Denis Avdiu, i cili është pjesë e “AVD Digital”.

Pas kësaj ka reaguar Tayna dhe Mozzik, të cilët kanë publikuar këngët që janë “trending” në të gjithë botën, ku bashkëpunimi i tyre renditet në vendin e 14-të. “Ça dreqin keni?”, ka shkruar Tayna, që duket si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Noizy-t.

Edhe Butrinti ka publikuar një video, ku shihet në makinë duke kënduar këngën e tyre të re. “Ça dreqin ki bre hahahah”, shkruan këngëtari, koment i cili është parë gjithashtu si një thumb ndaj Noizy-t./SHQIP.com