Art Jetese

Dhimbjet e qafës që nuk i do askush, ja si mund t’i trajtoni ato

Dhimbjet e qafës të cilat ndodhin herë pas here shkaktohen nga faktorë të ndryshëm si mbajtja e një pozicioni jo të rregullt, qëndrimi në gjumë, ndikimi i jastëkëve, ushtrimi i sporteve, si dhe dobësimi i kockave.

Mënyra efektive për të hequr qafe dhimbjen e qafës:

Masazh me top tenisi   

Merrni një top tenisi dhe filloni të masazhoni bazën e kafkës tuaj me të në mënyra të ndryshme.

Nëse ndjeni një zonë të tendosur, shtoni presion në të për rreth 20-30 sekonda, pastaj lirojeni dhe vazhdoni të masazhoni.

Një top tenisi do t’ju ndihmojë të rivendosni lëvizshmërinë e qafës tuja duke gërmuar në indet tuaja të buta dhe duke thyer tendosjen dhe ngurtësinë në muskujt tuaj.

Pozicioni i harkut

Shtrihuni në bark me mjekrën tuaj drejt dyshemesë dhe krahët e vendosura në anë.

Përkulni gjunjët në mënyrë që këmbët tuaja të arrijnë mollaqet tuaja.

Kapni këmbët tuaja me të dy duart.

Merrni frymë thellë dhe ngrini këmbët drejt tavanit dhe kofshët larg nga dyshemeja. Tërhiqeni bustin tuaj për sipër dhe kokën për poshtë dyshemesë në të njëjtën kohë.

Mbajeni pozicionin për 10 sekonda.

Ngadalë ulni trupin tuaj në dysheme duke nxjerrë frymën.

Pozicioni i harkut ju ndihmon të rregulloni supet e rrumbullakosura duke i hapur ato nga përpara dhe duke forcuar edhe muskujt e shpinës.

Pozicioni i devesë

Gjunjëzohuni në dysheme, vendosini gjunjët në largësi sa gjerësia e ijeve dhe me kofshët pingul në tokë.

Vendosni duart tuaja në pjesën e prapme të legenit me pëllëmbët në fillimet e mollaqeve tuaja.

Butësisht tërhiqni pjesën e pasme përpara dhe përkulni bustin tuaj prapa.

Kapini këmbët me të dyja duart. Nëse nuk është e mundur, kthejini gishtat e këmbëve poshtë për të ngritur këmbët tuaja në mënyrë që t’i mbani ato me duart tuaja.

Uleni kokën poshtë dhe mbajeni pozicionin për rreth 30-60 sekonda, pastaj kthehuni në pozicionin fillestar.

Pozicioni i devesë do t’ju ndihmojë të lehtësoni ngurtësinë në muskujt e qafës dhe të rrisni lëvizshmërinë në këtë fushë.