Lajme

Vritet me armë zjarri një person në Peran të Podujevës

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Podujevë, saktësisht në fshatin Peran.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për Shqip.com, se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku emergjent.

“Rreth orës 18:00, është raportuar  për të shtëna  me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka  humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent”, ka bërë të ditur Borovci.

Policia e Kosovës.

Ai gjithashtu ka treguar se policia ka iniciuar një hetim me synim  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin./Shqip.com