Lajme

Haradinaj thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media të dielën.

Lajmin nga kjo parti e kanë bërë të ditur përmes një komunikate, ku thuhet se do të flasë lideri Ramush Haradinaj.

Arsyeja e thirrjes së konferencës s’është bërë e ditur.

Konferenca do të mbahet në orën 14:00, në selinë e AAK-së./SHQIP.com