Sport Ndërkombëtar

Haaland: Kam qenë tifoz i Man City-t gjithë jetën time

Erling Haaland

Kampionët e Anglisë kanë një ‘bomber’ të vërtetë në duart e tyre nga edicioni i ardhshëm.

Erling Haaland është lojtari më i ri i Mancheters Cityt, ku edhe nënshkroi sot kontratën me klubin.

Ai ka folur për median e Cityt menjëherë pasi vendosi lapsin mbi letër, duke deklaruar se ka qenë gjithnjë tifoz i tyre.

“Kam lindur në Angli, kështu që kam qenë tifoz i Man City gjatë gjithë jetës sime, di shumë për klubin”, tha ai.

Madje, norvegjezi shtoi se ka qenë prezent në ndeshje për ta parë nga afër ekimin e tij të ardhshëm.

“Këtu ndihem pak si në shtëpinë time. Kam qenë në shumë ndeshje të Cityt. Gjithashtu mendoj se mund të zhvillohem dhe të marr më të mirën nga loja ime në City”, u shpreh Haaland.

Përndryshe, para rreth një muaji, Manchester City vendosi të aktivizojë klauzolën e tij të lirimit prej 60 milionë eurosh.

21 vjeçari pati sezon tejet impresive me Dormundin në Bundesliga, duke shënuar 22 gola dhe tetë asistime në 24 paraqitje, pa çka se nuk e fitoi dot titullin kampion.

Kurse, kontrata e tij me ‘Cityzens’ ka mandat deri në vitin 2027, teksa vlera e tij në teg aktualisht arrin shifrën e 150 milionë eurove. /Shqip.com