Rusia mohon pretendimet për dhunë seksuale në Ukrainë

Gjatë ditës së djeshme pat një mbledhje e zjarrtë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ambasadori rus u largua nga seanca, pasi vendi i tij u fajësua nga BE për një krizë globale ushqimore me pushtimin e saj, raporton BBC.
Por furnizimet globale të ushqimit nuk ishin pika e vetme në rendin e ditës në Nju Jork.
Vassily Nebenzia kishte mohuar më herët pretendimet për dhunë seksuale nga forcat ruse në Ukrainë – duke pretenduar se nuk kishte “asnjë provë” për këtë.
Por akuza të tilla po “rriten”, tha zyrtarja e lartë e OKB-së, Pramila Patten.
Që nga 3 qershori, OKB-ja kishte marrë raporte për 124 pretendime për dhunë seksuale të lidhura me konfliktin në të gjithë Ukrainën.
Përndryshe, lufta në Ukrainë është në ditën e 104-të të saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti. /Shqip.com