Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Para syve të saj po ngritën struktura paralele serbe

Ish-kryenegociatorja për bisedime teknike në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se “po lejon të ngritën struktura paralele serbe në veri të Kosovës”.
Reagimi i saj ka ardhur pasi të premten është vendosur gurthemeli i ndërtimit të universiteti paralel në Mitrovicën e Veriut.
“Derisa ne si qeveri dhe unë si kryenegociatore bëmë shuarjen e strukturave paralele serbe në veri, çfarë po ndodh me këtë qeveri që para syve të saj po ngritën struktura paralele serbe. Hiç më larg se sot Serbia vuri themelet e universitetit paralel në veri…”, ka shkruar Tahiri në profilin e saj në Facebok.
Projekti për universitetin do të kushtojë mbi 6 milionë euro dhe është investim i shtetit të Serbisë.
Mosreagimi i Qeverisë së Kosovë ka ngjallur reagime të shumta nga opozita./SHQIP.com