Lajme

Aprovohet Plani i Zbatimit për Skemën e Garantuar për të Rinj nga Komisioni Ministror

Është arritur që të aprovohet Plani i Zbatimit për Skemën e Garantuar për të rijnë, kjo si rezultat takimit të dytë ministror.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

“Si rezultat, në takimin e dytë ministror është aprovuar Plani i Zbatimit për Skemën e Garantuar për të Rinj që ka për qëllim zvogëlimin e numrit të të rinjve që nuk janë në punësim, shkollim apo trajnim, si dhe sigurimin e një oferte për punësim për të gjithë personat (15-29 vjeç), brenda katër muajve që deklarohen si punëkërkues” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se si hap fillestar plani parasheh përmirësimin e cilësisë së edukimit profesional, rritjen e numrit të profileve të ofruara nga Qendrat për Edukim Profesional si dhe akreditimin e tyre, zgjerimin e mundësive të të mësuarit nga praktika, ofrimin e edukimit profesional për të rritur si dhe njohjen e mësimit paraprak.

Gjithashtu është bërë e ditur se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të bëjë zgjerimin e kapaciteteve të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe rritjen e efektivitetit të shërbimeve të ofruara nga kjo Agjenci, duke inkuadruar edhe shërbime të reja si psh. orientimi në karrierë./Shqip.com