Mjekja tashmë e zhdukur, kishte regjistruar pamjet e terrorit në Mariupol

Një mjeke e famshme ukrainase e regjistroi qëndrimin e saj në Mariupol në një kartë të dhënash jo më të madhe se një thua, që mund të fshihet në një tampon.

Tani ajo është në duart ruse, në një kohë kur vetë Mariupoli është në prag të rënies.

Yuliia Paievska njihet në Ukrainë si Taira, një emërtim nga pseudonimi që ajo zgjodhi në videolojën Ëorld of Warcraft.

Duke përdorur një kamerë trupi, ajo regjistroi 256 gigabajt të përpjekjeve të furishme të ekipit të saj gjatë dy javëve për të rikthyer njerëzit nga pragu i vdekjes.

Pamjet nga video e doktoreshës Yuliia Paievska

Ato video u dërguan te disa gazetarë të AP-së, të cilët e postuan videon e plotë në YouTube.

Aty shihet mjekja teksa ndihmon civilë ukrainas e madje edhe disa ushtarë rusë, së bashku me terrorin që përjetohet çdo ditë aty.

Ushtarët rusë kapën Tairën dhe shoferin e saj të nesërmen, më 16 mars, një nga shumë zhdukjet e detyruara në zonat e Ukrainës që tani kontrollohen nga Rusia.

Rusia e ka portretizuar Taira-n si bashkëpunëtore për Batalionin nacionalist Azov, në përputhje me narrativën e Moskës se po përpiqet të “denazifikojë” Ukrainën.

Përndryshe, lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 86-të të saj, që prej se filloi më 24 shkrurt të këtij viti.

Kurse, qyteti i Mariupolit është tash e disa javë në gjendje kaosi dhe i bllokuar nga sulmet e shumta të rusëve.