Kurti takohet me ambasadorin austriak, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Përkrahja e Austrisë për Kosovën dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve ishin temë e këtij takimi, kanë njoftuar nga qeveria.
“Kryeministri falënderoi ambasadorin për ndihmën e pakursyer, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik. Ai e njoftoi ambasadorin me veprimet e ndërmarra nga Qeveria për ringjalljen ekonomike të vendit pas situatës me pandeminë Covid – 19”, thuhet në komunikatën për media.
Më tej bëhet e ditur se në takim është folur edhe për fushat e investimeve nga kompanitë austriake në Kosovë si dhe për bashkëpunimin me shtetet e rajonit.
“Ambasadori Weidinger ritheksoi që Austria do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë dhe popullin e Kosovës”./SHQIP.com