Ramush Haradinaj ka disa fjalë për Nasim Haradinaj
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se do ti thotë disa fjalë për Nasim Haradinaj.
‘’Do i them pak fjalë për Nasimin. Stërgjyshi i tij, Xhemajli i parë, pjesëmarrës në shumë luftëra kundër pushtuesve u vra në Gjakovë te kulla e Abdullah Pashë Drenit, në mbrojtje të Lidhjes së Prizrenit’’ ka shkruar Haradinaj.
Sipas Haradinaj gjyshi i tij ka qenë pjesëmarrës në të gjitha luftërat për liri.
‘’Gjyshi i tij, Xhemali i dytë, pjesëmarrës në të gjitha luftërat për liri. Bashkëshortja e tij, gjyshja e Nasimit, ishte bijë e Tishukëve, familje e njohur atdhetare në Dukagjin e Kosovë’’ ka shkruar më tutje Haradinaj.
Pos për gjyshin e tij Haradinaj ka shkruar edhe disa fjalë për babain e Nasim Haradinaj.
‘’Babai i tij, Smajl Haradinaj, luftëtar i paepur për të drejtën e shqiptarëve, pjesëmarrës në lëvizjet antijugosllave dhe për bashkim me Shqipërinë, i burgosur politik mbi 20 vjet’’ ka thënë Haradianaj.
Bashkëluftëtarë Hysni e Nasim, qëndroni të fortë. Lufta për liri e shtet vazhdon ka shtuar më tutje Haradinaj./Shqip.com