Sport Ndërkombëtar

Gerrard mund t’i dhurojë Liverpoolit – titullin

Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard

Premierligën nuk e fitoi asnjëherë me Liverpoolin.

Por, ai mund të bëhet arsyeja pse titulli mund të shkojë në “Anfield Stadium”.

Steven Gerrard – mund t’i prishë punë Manchester Cityt në ndeshjen e fundit.

Steven Gerrard told how to take Aston Villa to the 'next level' this summer  - Birmingham Live

Trajneri i Aston Villës do të udhëtojë në “Etihad Stadim” – javën e ardhshme.

Nëse Villa arrin të triumfojë ose të sigurojë një barazim, Liverpooli do shpallej kampion i Premierligës (nëse fiton dy ndeshjet e mbetura).

Teksa për skuadrën e udhëhequr nga Pep Guardiola vetëm fitorja është opsion.

Tabela e Premierligës

Aktualisht, City ka 90 pikë, teksa “The Reds” kanë 86 – por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Xhiroja e fundit në ishull – duket që do jetë një dramë në vete – të ciles nuk i dihet skenari. /Shqip.com