Zelensky: Më shumë se 300 civilë janë evakuuar tani nga fabrika e çelikut, Azovstal

REUTERS/Alexander Ermochenko

Më shumë se 300 civilë janë shpëtuar që nga fillimi i evakuimeve nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Presidenti, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij, shkruan CNN.

Kjo shënoi fundin e fazës së parë të evakuimeve, e cila filloi pak më shumë se një javë më parë, duke nxitur një falënderim nga udhëheqësi ukrainas.

“I jam mirënjohës ekipeve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuara që na ndihmuan të kryejmë fazën e parë të misionit të evakuimit Azovstal. Më shumë se 300 njerëz u shpëtuan, gra dhe fëmijë.”

Që nga e shtuna, ushtria ruse ka shkatërruar ose dëmtuar rreth 200 objekte të trashëgimisë kulturore, shtoi Zelensky.

Autoritetet tani po përgatiten për fazën e dytë të evakuimit të të plagosurve, mjekëve dhe ushtarakëve./Shqip.com