Zelensky: Për tu arritur paqja Rusia duhet të tërhiqet
Çdo marrëveshje paqeje me Rusinë do të varet nga tërheqja e forcave ruse në pozicionet e tyre para pushtimit.
Një gjë të tillë e ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan BBC.
Duke folur për një institut në Londër Zelensky tha se ky ishte minimumi që vendi i tij mund të pranonte.
Ai tha se ishte lideri i “Ukrainës, jo një mini-Ukrainë”. Por ai nuk e përmendi Krimenë, të aneksuar nga Rusia në 2014.
Rusia aktualisht po lufton për të marrë kontrollin e plotë të qytetit të Mariupol.
Ka ende forca ukrainase së bashku me disa civilë në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal të qytetit juglindor, i cili i është nënshtruar një sulmi të furishëm rus.
Marrja përfundimisht e Mariupolit do të ishte arritja më e madhe e Rusisë në dy muajt e luftës dhe do t’i jepte Presidentit të Rusisë Vladimir Putin diçka për të festuar më 9 maj, që është Dita e Fitores në Rusi – ditën kur vendi shënon fitoren sovjetike ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore./Shqip.com