Vritet gazetarja e Radio Evropës së Lirë në Kiev, Vira Hyrych

Bombardimet në Kiev

Ka mbetur e vrarë gazetarja e Radio Evropës së Lirë në Kiev, Vira Hyrych, pasi një raketë nga sulmi rus e ka goditur ndërtesën ku ishte duke jetuar ajo.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se sulmi ka ndodhur me 28 prill, teksa trupi i gazetares është gjetur nën rrënoja mëngjesin e sotëm.

“Hyrych kishte punuar për Radion Evropa e Lirë që nga viti 2018, teksa paraprakisht kishte punuar edhe për disa kanale televizive ukrainase”, thuhet në njoftim e AGK-së.

Që nga 24 shkurti, fillimi i pushtim rus ndaj Ukrainës, janë vrarë mbi 20 gazetarë dhe kanë mbetur të plagosur dhjetëra të tjerë./Shqip.com