Rozë

Çfarë i bëri bashkë Fifin me Morenën?

Këngëtarja Fifi ka treguar sot se ka raporte të mira me modelen dhe këngëtaren Morena Tarakun.

Kjo u kuptua përmes instastories që postoi në instagram ku u shfaqen të dyjat së bashku.

Nuk dihet nëse artistet janë duke planifikuar ndonjë bashkëpunim apo ishte një takim shoqëror.

Sidoqoftë kjo mbetet për tu kuptuar ditëve në vijim se çfarë i bëri bashkë Fifin dhe Morenën.

Përndryshe, Fifi po shijon sukseset e këngës “Hana” e cila arriti edhe sukses botëror./Shqip.com