Lajme

Moska dëbon 40 diplomatë gjermanë nga vendi

Annalena Baerbock

Moska tha se do dëbojë 40 diplomatë gjermanë në përgjigje të “vendimit jomiqësor” të Berlinit për të dëbuar stafin diplomatik rus për konfliktin në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Rusisë kishte deklaruar se kishte thirrur ambasadorin e Gjermanisë në Moskë dhe i kishte dorëzuar atij “një shënim prej rreth 40 punonjësve të institucioneve diplomatike gjermane në Rusi duke u shpallur personae non grata”.

Duke iu përgjigjur, Ministrja e Jashtme gjermane – Annalena Baerbock tha: “Ne e prisnim hapin e sotëm, por ai nuk është aspak i justifikueshëm”.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock

Ajo shtoi se 40 diplomatët rusë të dëbuar nga Berlini në fillim të prillit “nuk i shërbyen diplomacisë për një ditë të vetme”, ndërsa ata të dëbuar nga Rusia “nuk kishin bërë asgjë të keqe”.

Përndryshe, edhe vendet tjera perëndimore kanë dëbuar dhjetëra diplomatë rusë si pasojë e rritjes së fushatës ushtarake të Moskës në Ukrainë.

Rusia kishte bërë me dije se do t’i përgjigjet të gjitha dëbimeve të tilla.

Ata që janë shpallur persona “non grata”, përgjithësisht u jepen ditë ose javë për t’u larguar nga vendi. /Shqip.com