Rozë

Ish-fituesi i Big Brother bën deklaratën e fortë për aktorin e humorit: Donaldi ishte në depresion

Donald Veshaj

Fituesi i Big Brother 6 ka lëshuar deklaratën e fortë për Donaldin.

Anaid Kaloti u përfshi shumë në surprizat për Donaldin bashkë me Romeon dhe kishte një arsye të fortë pse e bëri këtë.

Gjatë emisionit në “Why Not” ai tregoi se arsyeja përse u përfshi shumë në surprizat për aktorin e humorit ishte sepse ai e dinte se si funksiononte loja brenda, dhe sipas tij ‘Donaldi po shtrydhej pak dhe po kalonte në depresion’.

Madje ish-banori shtoi se aktori ka dashur dhe ta lë shtëpinë e “BBVIP”.

Kujtojmë se fitues i Big Brother Vip doli Ilir Shaqiri./Shqip.com