Rusia bombardon infrastrukturën civile në qytetin verilindor të Kharkiv
Forcat ruse kanë vazhduar të bombardojnë qytetin verilindor të Kharkiv dhe rajonin.
Sipas zyrtarëve të Ukrainës dy presona kanë vdekur dhe 19-të tjerë janë plagosur, shruan CNN.
“Okupatorët rusë vazhdojnë të gjuajnë mbi infrastrukturën civile të Kharkiv dhe rajonit,” tha Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv. “Gjatë ditës, pushtuesit shkaktuan 56 goditje, si rezultat — 19 të plagosur, dy persona vdiqën.”
Civilët në Kharkiv kanë duruar granatime të rënda për ditë të tëra.
Forcat ruse vazhduan të mbanin linja mbrojtëse rreth Izium dhe pretenduan se forcat ukrainase kishin kryer një kundërsulm të suksesshëm për të rimarrë vendbanimet e Bezruky, Slatino dhe Prudianka dhe në afërsi të Derhachi, shtoi Syniehubov.
Guvernatori ushtarak njoftoi se një shtetrrethim në rajon do të jetë në fuqi nga ora 7 pasdite deri në 5 të mëngjesit me kohën lokale.
Më 17 prill, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se në katër ditë më parë, 18 persona ishin vrarë dhe 106 ishin plagosur nga bombardimet ruse në Kharkiv./Shqip.com