Komandanti rus: Rusia kërkon kontrollin e plotë të Ukrainës jugore

Rusia po planifikon të marrë kontrollin e plotë të Donbasit dhe Ukrainës jugore si pjesë e fazës së dytë të operacionit të saj ushtarak në vend, ka thënë një komandant i lartë ushtarak rus.
Agjencitë ruse të lajmeve cituan gjeneralmajor Rustam Minnekayev, zëvendës komandant i qarkut ushtarak qendror të Rusisë, raporton “BBC“.
Ai ka thënë se Moska gjithashtu planifikon të krijojë një korridor tokësor midis Krimesë, të cilën e aneksoi në 2014, dhe rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore.

Ai citohet të ketë thënë: “Që nga fillimi i fazës së dytë të operacionit special, i cili tashmë ka filluar vetëm dy ditë më parë, një nga detyrat e ushtrisë ruse është të vendosë kontrollin e plotë mbi Donbasin dhe Ukrainën jugore.
Kjo do të sigurojë një korridor tokësor për në Krime, si dhe të ndikojë në objektet jetike të ekonomisë ukrainase.”
Minnekayev shtoi se kontrolli i Ukrainës jugore do t’i jepte gjithashtu qasje Transnistria – një pjesë e shkëputur e Moldavisë ku trupat ruse janë vendosur tashmë.
Komentet thuhet se janë bërë në një ngjarje rajonale, takimi vjetor i Unionit të Uzinave të Industrisë së Mbrojtjes të Rajonit Sverdlovsk.