Goditet fabrika ushtarake në Kiev

Sulmet ruse shënjestruan një fabrikë ushtarake në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Një gjë të tillë e ka thënë ministria ruse e mbrojtjes, të cituar nga agjencia e lajmeve TASS, shkruan BBC.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se 16 objektiva të armikut u shkatërruan me raketa me precizion të lartë, duke përfshirë pajisje, magazina dhe baza të ruajtjes së armëve.

Ai shtoi se një dyqan riparimi i pajisjeve ushtarake në Mykolaiv, në jug të Ukrainës u godit gjithashtu.

Të shtunën në mëngjes forcat ruse filluan bombardimet në dy qytete të Ukrainës, në kryeqytetin Kiev dhe qytetin e Lviv.

Derisa po ashtu qeveria ukrainase ka thënë se trupat ruse janë ende duke u përpjekur të vendosin kontrollin e plotë të qytetit ukrainas të Mariupolit./Shqip.com