Ukraina: Rusia ende po përpiqet të fitojë kontrollin e Mariupolit
Trupat ruse janë ende duke u përpjekur të vendosin kontrollin e plotë të qytetit ukrainas të Mariupolit.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka pretenduar se forcat ruse janë ende duke luftuar për këtë qytet, shkruan BBC.
Marrja e Mariupolit nga Rusia, nëse ndodh, do të jetë psikologjikisht domethënëse për të dyja palët në këtë luftë.
Një fitore ruse në Mariupol do t’i mundësonte Kremlinit t’i tregonte popullatës së tij – përmes mediave të kontrolluara nga shteti – se Rusia po i arrinte qëllimet e saj dhe po bënte përparim.
Shtabi i përgjithshëm po ashtu ka thënë se Rusia po vazhdon bllokadën e saj të pjesshme në qytetin e Kharkiv, ku ushtria e Ukrainës ka zmbrapsur Rusinë prej javësh.
Gjatë ditës së shtunë Rusia ka bombarduar edhe qytetet e Kievit dhe Lviv./Shqip.com