Numri i refugjatëve ukrainas në Poloni arrin në 2.75 milionë

Më shumë se 2.75 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës njoftoi të premten Garda Kufitare e Polonisë.

Numri i njerëzve që kalojnë kufirin në Poloni ka rënë ndjeshëm në javët e fundit dhe numri i njerëzve që shkojnë në Ukrainë është rritur, raporton “BBC”.

Të enjten, 26,800 njerëz kaluan në Poloni, tetë përqind më shumë nga e mërkura, shkroi agjencia në Twitter.

Refugjatët ukrainas duke u mirëpritur në Poloni

Por, kjo është shumë më poshtë rekordit prej 142,300 refugjatësh, të vendosur më 6 mars.

Numri mesatar ditor i njerëzve që kalonin kufirin nga Ukraina në Poloni para fillimit të luftës ishte 16,800.

Disa refugjatë tashmë janë larguar nga Polonia.

Profesori i Kërkimeve të Migracionit të Universitetit të Varshavës, Maciej Duszczyk vlerëson se rreth 1.2 deri në 1.4 milionë mbeten në vend.

Përndryshe, më shumë se 4.7 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina (që nga 13 prilli 2022), ndërsa rreth 7.1 milion njerëz janë zhvendosur brenda vendit (që nga 1 prilli 2022).