Sport Ndërkombëtar

“Neymar nuk e ka fituar Topin e Artë për shkak të jetës jashtë fushës” – ish-mbrojtësi i Liverpool

Neymar Jr

Vështirë të gjendet një brazilian që nuk mundet të luajë futboll.

Jo edhe më kot shprehja “Joga Bonito” derivon po nga Brazili.

Lojën e bukur dhe spektaklin në fushë e dhuron edhe Neymar Junior, por që nuk ka arritur të fitojë akoma Topin e Artë, dhe për këtë ka folur Fabio Aurelio për “Goal”.

Fabio Aurelio

“Unë gjithmonë them se do të isha shumë i zhgënjyer nëse do të isha ai”, tha Aurelio.

“Ambiciet që ai ka, dhe për cilësinë dhe talentin që ka, fakti që ai nuk ka fituar kurrë një Top të Artë është i gabuar. Ai i ka të gjitha kushtet për ta bërë këtë, por nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ndoshta disa gjëra janë më të rëndësishme për të sesa loja, nuk e di?”, u shpreh ish-mbrojtësi i Liverpoolit.

Fabio nuk hezitoi madje të krahasonte jetën e yllit të Parisit jashtë fushës, duke tërhequr një diagonale tëk Messi dhe Ronaldo.

Neymar Jr, Messi dhe Ronaldo në ceremoninë e Topit tb Artë

“Ju shihni [Cristiano] Ronaldon, [Lionel] Messin, ata ishin atje në nivelin më të lartë për 10 ose 15 vjet, dhe nuk keni dëgjuar kurrë për probleme larg fushës, por Neymar është gjithmonë i përfshirë në gjëra të tilla”, u shpreh ai.

Madje, braziliani tashmë i pensionuar, vuri në pah moshën e Neymar si një faktor kyç pse nuk ka arritur akoma të qëndrojë në majat e futbollit.

Neymar Jr, Barcelona – PSG, 2017

“Ai duhet të qëndrojë larg këtyre gjërave, sepse ai është i aftë për gjëra të mahnitshme. Ndoshta tani, në moshën që është, nëse nuk kujdesesh për veten, mund të kthehet dhe të të ndjekë”, vazhdoi tutje Aurelio.

Ai pati edhe disa fjalë për klubet evropiane në raport me brazilianët.

“Unë gjithmonë them se në Evropë, ata preferojnë të kenë një lojtar 7/10 dhe një person 10/10, sesa anasjelltas. Unë e shoh Neymarin si të tillë, të jem i sinqertë.”

Neymar, PSG

Krejt në fund ai tha se “gjenerata e re e brazilianëve janë të fortë” dhe se “ata po përshtaten shumë mirë në nivelet e larta”.

Përndryshe, Neymar është edhe lojtari më i kushtueshëm në historinë e sportit, transferimi i të cilit në vitin 2018 – nga Barcelona te PSG – kushtoi plot 222 milionë euro. /Shqip.com