Jashari për Shqip.com: Nga 20 prilli sistemi arsimor do të jetë në grevë të përgjithshme

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Jashari, në një intervistë për Shqip.com ka thënë se 20 prilli do të jetë afati i fundit që Qeveria e Kosovës t’i plotësojë kërkesat e tyre.

Pas kësaj date, sistemi arsimor do ta shfrytëzojë edhe njëherë protestën, si masë për arritjen e qëllimeve.

“Pas datës 20 prill, ne do të organizojmë protesta, fillimisht do të organizojmë protestë një orësh, pastaj protesta do të vazhdojë me një grevë 2 orëshe, e nëse përsëri nuk do të plotësohen kërkesat tona, atëherë do të organizojmë protestë të përgjithshme” thotë Jashari për Shqip.com

Forma e protestët thotë se nuk do të ndryshohet, pavarësisht se nga kjo metodë përsojnë nxënësit.

 “Jo nuk mund të ndryshohet fatkeqësisht sepse vendimi i kongresit është obligativ, dhe kongresi e quajti atë rezolutë, pra e quajti rezolutë obligative” është shprehur Jashari.

Ai thotë se këto veprime nisin nga 8 prilli por beson që këto veprime të jenë të fundit, pasi që shpreson që kërkesat e tyre të realizohen.

Sipas tij, Qeveria duhet të “kfjellet dhe ti kthehet dialogut, por jo dialogut sa për për fotografi por dialog për të zgjidhur çështje”.

Po ashtu Qeveria mund ta shpëtoj arsimin, shëndetësinë, dhe sektorët tjerë.