Von der Leyen dhe Borrell kanë marrë rrugën për në Kiev

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryediplomati për bllokun, Josep Borrell, janë rrugës për në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Von der Leyen postoi një foto të premten në Twitter, ku shihet duke ecur në një tren së bashku me kryeministrin sllovak, Eduard Heger, i cili po i bashkohet udhëtimit, raporton “CNN“.

“Presim me padurim për në Kiev,” tha ajo.

Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, postoi gjithashtu një foto të tij dhe von der Leyen duke u nisur në udhëtimin e tyre.

Shefi i Komisionit Evropian do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky “dikur” të premten, sipas zëdhënësit presidencial ukrainas, Sergei Nikiforov.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha në një konferencë për shtyp të NATO-s në Bruksel se sanksionet do të sinjalizonin “presion serioz” ndaj Rusisë, megjithëse ai ankohej për dështimin e bllokut për të synuar naftën dhe gazin rus në paketë.

Lufta në Ukrainë është në ditën e 44-të të saj që prej se nisi në muajin shkurt.