Një depo e karburantit është shkatërruar nga sulmet ajrore ruse në Ukrainë

Lufta në Ukrainë

Një depo karburanti në Ukrainën lindore-qendrore u shkatërrua në një sulm ajror rus gjatë natës.

Sipas kreut të administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko,  Rusia ka goditur depon e karburantit dhe një nga impiantet, shkruan CNN.

“Depoja e karburantit është shkatërruar. Ekipet e shpëtimit kanë mbi 8 orë që po luftojnë zjarrin. Fatmirësisht nuk ka viktima”, tha ai.

Sulmet e mëparshme ruse ndërprenë shërbimin hekurudhor dhe ndezën një zjarr të shtunën në rajonin e Dnipropetrovsk, dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se një hetim penal është hapur për sulmin.

“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse, duke injoruar normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare, kryen një sulm me raketa në një qendër hekurudhore të transportit civil dhe një zonë të hapur të qytetit të Pavlohrad”, sipas një deklarate në Telegram nga zyra.

“Si rezultat i sulmit ajror të pushtuesve rusë, raketat e drejtuara dëmtuan shinat hekurudhore dhe kamionët e mallrave”.

Ndërkaq, sipas deklaratës nuk kishte objekte ushtarake në territorin e qendrës hekurudhore.