Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë, 269 të infektuar
Publikuar:
(08.08.2021 15:18:58)

269 persona kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Shqip.com.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë ku thuhet se rastet e reja të infektimit kanë rezultuar nga gjithsej katër mijë e 492 mostra të marra për testim.
Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, edhe 25 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105 mijë e 757.
Në total numri i rasteve aktive është rritur në një mijë e 903.
Ndryshe nga sot, të shtunën e 7 gushtit është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19, ndërsa numri i të infektuar ishte më i lartë. Gjithsej 352 persona rezultuan pozitivë me Coronavirus. /Shqip.com